












Një familje me pesë anëtarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka marrë vëmendjen e rrjeteve sociale ditët e fundit.
Mahiya, Zendaya, Kyjuan dhe Dai-Shaun janë kthyer në yje të Instagramit, edhe pse janë fëmijë që vijnë nga një familje e zakonshme.
Ata kanë diçka të veçantë. Dhe kjo e veçantë lidhet me ngjyrën e syve të tyre.
Për këtë arsye, vogëlushët me sy mahnitës dhe flokë kaçurrelë kanë nisur të pozojnë tashmë për revista mode dhe të shfaqen edhe në disa reklama.
Prindërit e tyre, Tanna dhe Patrick, janë të rracave të përziera dhe rasti i fëmijëve me një bukuri mahnitëse po përdoret si provë e faktit që sa më shumë të variojë kombinimi i gjeneve, aq më të bukura bëhen tiparet e pasardhësve. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





