
Shqiptari Ilir Plaku, i cili u arrestua në nëntor 2020 në Shqipëri, është ekstraduar në Itali.
Mediat fqinje shkruajne se Plaku i kishte shpëtuar drejtësisë italiane për 12 vite dhe ishte kthyer në Durrës, afër bregdetit shqiptar, ku bënte jetë luksi sëbashku me familjen e tij.
Plaku ishte në kërkim në Itali, që nga viti 2009, pasi akuzohet si anëtar i një organizate që synonte trafikun e drogës dhe rezistencën ndaj një zyrtari publik. Në atë kohë au ishte në Brancaleone dhe ishte lënë me masën e detyrimit të paraqitjes kur më pas humbi gjurmët.
Më pas Plaku u dënua në mungesë nga Gjykata e Apelit të Cagliari, për akumulimin e dënimeve, me 5 vjet e 11 muaj burgim. Shqiptari ishte konsideruar pjesë e një Organizate që trafikonte drogë dhe qenie njerëzore, si në territorin kombëtar, në veçanti në Sardenjë, por edhe ndërkombëtarisht.
Kërkimi i tij për 12 vite nga kishte rezultuar i kotë, derisa në muajt e fundit të vitit të kaluar, policia italiane filloi hetime të reja, të koordinuara nga Prokuroria Publike e Locrit dhe Prokuroria e Përgjithshme e Cagliarit, një degë e Sassari.
Përmes një monitorimi të gjerë të faqes në internet, hetuesit ishin në gjendje të verifikonin që Plaku ishte fshehur, së bashku me të afërmit e tij, në Shenavlash, pjesë e Komunës së Rrashbull, afër Durrësit.
Në fotografitë e shumta që policia kishte siguruar dukej se burri bënte një jetë luksoze, udhëtime, darka familjare dhe shihej i veshur me rroba të stilistëve të mëdhenj.
Policia italiane a i dha policisë shqiptare detaje të sakta, deri në arrestmin e tij me qëllim ekstradimin drejt vendit fqinj./a.m/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





