Transmetuar më 10-02-2021, 17:51

Shtatë shqiptarë janë arrestuar në bordin e anijes së mallrave në Portland Port, Britani e Madhe.

Shtatë shqiptarët janë arrestuar në një anije mallrash që besohet se është nisur nga Panamaja dhe sapo kishte mbërritur në portin britanik.

Nuk dihet se në cilin port i kishin hipur shqiptarët në anije.

Shërbimi i ndihmës së shpejtë tha se një person kishte nevojë për kujdes mjekësor në bordin e Chise Bulker në orët e para të së martës.

Por policia më pas zbuloi se në anije ishin shtatë persona të paidentifikuar.

Më pas rezultoi se askush nuk kishte nevojë për ndihmë mjekësore.

Policia e Dorset tha se ekuipazhi i anijes po merrej në pyetje, por nuk kishte raportime për ndonjë dëmtim të ekuipazhit ose të të arrestuarve.

Një zëdhënës i policisë tha se ishte kontaktuar nga shërbimi i ndihmës së shpejtë, kur anija mbërriti në brigjet e Britanisë.

"Një total prej shtatë individësh – që besohet të jenë shtetas shqiptarë – u arrestuan nga policia dhe u shoqëruan”, tha ai.

Ata do të vlerësohen nga autoritetet për veprime të mëtejshme.

/a.m/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd