
Një 31-vjeçar është arrestuar sot, i dënuar me burg nga autoritetet greke.
Ai është Altin Beqiri, nga Gramshi, i dënuar me 7 vite e 7 muaj burg nga Gjykata Apeluese e Krimeve të Rënda Aigaiou, Greqi, dënim i cili mund të ekzekutohet edhe në Shqipëri.
I riu akuzohet për veprat penale "Vjedhja", "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Kalimi i paligjshëm i kufirit".
Kohë më parë ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet vendase, teksa edhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan më herët kishte caktuar për të masën e sigurisë arrest me burg.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





