Transmetuar më 10-02-2021, 15:44

Sara Carbonero, fytyra e ëmbël e televizioneve spanjolle dhe gruaja e ish-portierit të kombëtares dhe Real Madridit, Iker Casillas, është shtruar në spital për një rikthim të sëmundjes së kancerit malinj të vezoreve.

Ajo u diagnostikua me sëmundjen në vitin 2019 dhe gazetarja duhej t’i nënshtrohej një operacioni në atë kohë.

Nga ai moment, gjërat dukej se ishin përmirësuar, por vizita e fundit, theksoi përsëritjen e tumorit.

Televizioni ‘ABC’, konfirmoi se Carbonero u shtrua menjëherë në spital për një kurs të ri trajtimi dhe tha se ajo ishte e gatshme t’i nënshtrohej një operacioni të ri.

Disa ditë pas ditëlindjes së 37-të të gazetares (festuar më 3 shkurt), familja Casillas po përgatitet për një sfidë të re në jetë.

Në vitet e fundit, çifti i ka mbajtur tifozët spanjollë në ankth dhe jo vetëm: ish-portierit spanjoll në fakt, iu desh të ndërpriste karrierën e tij në maj 2019, pas një sulmi në zemër në fund të një seance stërvitore me Porton në Portugali.

Disa javë më vonë ishte gruaja e tij, Sara e cila përfundoi në spital e diagnostikuar me një tumor malinj të vezoreve. Ajo më pas iu nënshtrua një operacioni që dha shpresë për më të mirën.

"Gjithçka shkoi shumë mirë, për fat të mirë ne e kapëm atë shumë herët, por unë ende kam disa muaj luftë për të bërë, ndërsa vazhdoj trajtimin përkatës. Unë jam e qetë dhe e sigurt se gjithçka do të jetë mirë. Do të jetë një fund i lumtur", shkruajti Carbonero në atë kohë. /e.a/noa.al/