
Periudha Covid, duket se mpo merr jetë njerëzish që vuajnë nga sëmundje të tjera. Kjo ndodh edhe në vendet më të zhvilluara, që kanë një sistem shëndetësor të konsoliduar.
Ai arriti në kushte të rënda në spitalin Melorio të Santa Maria Capua Vetere (Caserta), ku edhe vdiq. "Mjekët u përpoqën ta ringjallnin, por vetëm pas 15 minutash – denoncon motrën e djalit – ata ndërhynë vetëm sepse iu luta pa masë.
Kështu Giuseppe, 30 vjeç, vdiq.
Spitali në fakt është shndërruar në një Qendër Covid prej disa kohësh dhe nuk ka dhumë urgjence.
Sipas motrës së viktimës, personeli shëndetësor do të kishte ndërhyrë për ta pranuar të riun vetëm pas "britmave të mia të zemërimit dhe dëshpërimit”.
Ajo tha se ata vazhdonin të përsërisnin faktin se , “ne jemi një qendër Covid ", dhe “unë u thashë atyre se ata ishin mjekë dhe se kurrë nuk mund të pushoni së qeni mjekë, pavarësisht nga struktura në të cilën punonin, sepse nuk ekziston vetëm një sëmundje, Covid! “
Por për 15 minuta ndërsa i vëllai luftonte me jetën ata e shihnin me përçmim, madje e motra tha se , i kishin thënë edhe, “nëse nuk pushon së bërtituri nuk do ta kapin me dorë fare.”
Prokuroria e Santa Maria Capua Vetere ka hapur një hetim për vdekjen e djalit.
Spitali gjithashtu priti edhe një hetim paraprak nga policia, që pa se çfarë përpjekjesh konkrete kishin bërë mjekët për të shpëtuar djalin.
Prokuroria urdhëroi sot që t’i bëhet urgjentisht autopsia, me qëllim që të provohet, nëse ka pasur neglizhencë nga mjekët, deri te akuza e ‘vrasjes pa dashje’.
/a.m/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





