Transmetuar më 10-02-2021, 14:45

Gjykata e Tiranës ka vendosur sot burg me afat 45 ditë për katër të arrestuarit e tjerë mbi rastin e Tires, te Sanatoriumi.
Ata janë Mira Bushi, Sheqerije Koçi, Sidorela Çela, dhe sanitarja Rukije Hoxhaj.
Kjo e fundit është përlotur në seancën e sotme, duke kërkuar që të lihej e lirë.
Ajo tha se ka dy fëmijë të vegjël për të rritur dhe se nuk ka kush të kujdeset për ta.
Por gjykata nuk e ka marrë parasysh këtë fakt. /k.k/noa.al/ Me kokën ulur dhe në lot, momenti kur bashkëpunëtoret e Tires dalin para gjykatës (Foto)
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





