Transmetuar më 10-02-2021, 11:30

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është përplasur me policinë sot në Elbasan. Pas një aktiviteti elektoral me një grup simpatizantësh, disa efektivë të policisë i janë afruar asaj duke i kujtuar se nuk lejohen grumbullimet më shumë se 10 veta në bazë të protokollit anti-Covid.

Kryemadhi, e cila nuk mbante maskë, ka zhvilluar një debat me policët, teksa i fton të vendosin gjobën, ndërsa paralajmëron përballje në gjykatë.

"Po nuk jemi 10 veta ne këtu, jemi 7 veta. Në kafe lejohet me pi kafe, pse nuk erdhët kur ishim ‘live’. Vendosni gjobën dhe merremi në gjykatë. Meruni me bandat, kriminelët dhe me ata që përplasin makinat. Mos u bëni ushtarë, as të Taulantit as të këlyshave të Taulantit. Vazhdoni vendosni gjobat.", ka deklaruar Kryemadhi.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama reagoi ashpër ndaj mosrespektimit të masave anti-COVID nga politikanët e të gjitha partive dhe paralajmëroi gjoba. /e.a/noa.al/