Transmetuar më 10-02-2021, 10:32

Një 30-vjeçar në Tiranë është goditur me thikë nga disa persona që nuk janë identifikuar ende nga policia.
Ngjarja ka ndodhur të martën në rrugën “Teodor Keko”. I lënduari është dërguar në spital, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
"Më datë 09.02.2021, në rrugën “Teodor Keko”, nga persona ende të paidentifikuar është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. H., 30 vjeç, banues në Tiranë. Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve", – thuhet në njoftimin e policisë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





