Transmetuar më 10-02-2021, 08:33

Mbrëmjen e djeshme u raportua për një sherr masiv në mes të Tiranës mes dy reperëve të njohur, Finem dhe Don Xhon.

Mirëpo, sapo lajmi nisi të qarkullonte në mediat ‘online’, gjithçka u mohua nga Don Xhoni, i cili ka reaguar në Instagramin e tij.  Don Xhon gjatë një “live” në Instagram, konfirmon se ai aktualisht ndodhet në Drenicë dhe jo në Tiranë.

Në videon e cila qarkulloi gjatë orëve të vona të mbrëmjes dhe u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale shfaqet Finem dhe një grup djemsh të cilët përplasen fizikisht me njëri-tjetrin.

Mbetet e paqartë se ku dhe kur është filmuar kjo video, apo kush janë protagonistët në të përveç Finem, i cili dallohet qartë në pamje. Edhe shkaqet e sherrit nuk dihen.

Megjithatë ajo që vlen për t’u theksuar është fakti që vetë Don Xhon në videon e tij në Instagram mohon të ketë qenë pjesë e sherrit. Lajmet e shpërndara nga mediat online i ka cilësuar si “fake neës” (lajme të rreme).

Ai shfaqet pa asnjë shenjë teksa goditjet që shihen në video nuk dallohen në fytyrën e reperit.

Pak çaste më parë ka reaguar edhe Meriton Mjekiqi i cili është shprehur se i kanë prishur gjumin për këto lajme pa lidhje dhe se ndihet i zhgënjyer nga kolegët e tij, gazetarë.

“Doja t’ju tregoja se nuk është i vërtetë lajmi i Don Xhon, fola edhe me vëllain e Finem,” tregon Meriton Mjekiqi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd