Transmetuar më 09-02-2021, 20:58

Shoferi i një veture në Milwaukee të SHBA-së, i mbijetoi përplasjes pavarësisht se ra nga 22 metra lartësi në një urë që lidh qytetet e mëdha amerikane.

Departamenti i Transportit në Wisconsin, ka publikuar pamjet e veturës që godet pjesën mbrojtëse të urës dhe përfundon i përplasur në rrugë.

Ai bie nga 22 metra lartësi, por mrekullisht i shpëton vdekjes edhe pse në pamje të parë dukej sikur nuk kishte gjasa t’i shpëtojë më të keqes.

Autoambulanca e dërgoi me urgjencë në spital, ku pas ndërhyrjes gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.

Më poshtë pamjet: