Transmetuar më 09-02-2021, 18:04

Aktualisht janë 33,107 raste aktive me Covid në vendin tonë.

Në 4 spitalet COVID po trajtohen 471 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar. Pra, në total numri i të shtruarve po shkon afër 600-ës, që është konsideruar edhe si pika kritike, për një izolim të dytë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë,sot janë kryer 4562 testime, prej nga ku rezultuan 1239 raste të reja. Janë 805 të shëruar, ndërsa raportohen 16 humbje jete në 24 orët e fundit.

Qeveria ka paralajmëruar masa të reja shtesë, nëse situata do të vinte duke u përkeqësuar, dhe duket se me këto shifra, është i pashmangshëm vendimi për masa të tjera edhe më shtrënguese.

Situata COVID-19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 4562 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1239 qytetarë Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 553 raste në Tiranë, 84 raste në Durrës, 61 raste në Elbasan, 58 raste në Lushnje, 39 raste në Kavajë, 36 raste në Shkodër dhe në Fier, 32 raste në Sarandë, 30 raste në Lezhë, 22 raste në Krujë, 21 raste në Vlorë dhe Delvinë, 18 raste në Kurbin, 16 raste në Gjirokastër, 15 raste në Mirditë, Librazhd dhe Malësi e Madhe, 14 raste në Kukës, 13 raste në Berat, Pogradec, 12 raste në Berat, 11 raste në Ura- Vajgurore, 8 raste në Kamëz, Përmet, Patos, 6 raste në Mallakastër, Gramsh, 5 raste në Vau i Dejës, Kuçovë, 4 raste në Tepelenë, Belsh, Dibër, Peqin, Skrapar, Vorë, 3 raste në Memaliaj, Has, 2 raste në Devoll, Pukë, Tropojë, Mat, Divjakë, Himarë, Kolonjë, Shijak, Cerrik, Poliçan, Këlcyrë, Libohovë, 1 rast në Selenicë, Roskovec, Maliq, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 805 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 52,933 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 471 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 16 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të moshave 58 -84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

COVID-19 – Statistika ( 09 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore 1,239

Të shëruar në 24 orë 805

Të shtruar në spitale 471

Humbje jete në 24 orë 16

Testime ditore 4,562

Testime totale 394,242

Raste pozitive 87,528

Raste të shëruara 52,933

Raste Aktive 33,107

Humbje jete 1,488

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 19284

Fier 2829

Durrës 1800

Elbasan 1539

Shkodër 1536

Vlorë 1544

Lezhë 1138

Korçë 998

Berat 861

Gjirokastër 722

Kukës 476

Dibër 380

/a.m/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd