Transmetuar më 09-02-2021, 16:17

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, infektohet me Covid-19.

Lajmin e bëri publik vetë ministri, përmes një postimi në Facebook.

Peleshi tha se dje mori përgjgigjen e tamponit dhe pasi rezultoi pozitiv, është karantinuar në banesë.

“Me gjithë kujdesin e treguar gjatë gjithë ketyre muajve, dje pas testit rezultova pozitiv me COVID-19”.

“Fatmirësisht kam simptoma të lehta dhe jam karantinuar në banesë nga ku po ushtroj në distancë detyrat”.

“Kohëzgjatja e pandemisë na i bën të vështirë përqendrimin e përditshëm kundrejt masave,  por duhet të bëjmë durim edhe pak”, tha Peleshi.

/a.m/NOA.al