Transmetuar më 09-02-2021, 13:30

Një makinë tip "BMW" ka shpërthyer sot në Kamzë. Sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur në momentin që drejtuesi i automjetit ka shtypur pultin për të hapur derën.
Nga foto, shihet se lënda shpërthyese ka qenë e vendosur në gomën e parë në krahun e shoferit.
Raportohet se pronari i makinës është Gjon Mena, një person me precedentë të mëparshëm penalë.
Sipas policisë, si pasojë e shpërthimit, pronari është lënduar lehtë në këmbë, por jashtë rrezikut për jetën. /e.a/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





