
Autoritetet greke, në vijim të masave mbi përballimin e situatës së pandemisë, kanë shtyrë afatin e bllokimit të Kapshticës deri më 22 shkurt.
Sipas një njoftimi nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.
Sakaq dalja nga Greqia dhe hyrja drejt Shqipërisë do të lejohet nga ora 06:00, deri në orën 22:00 vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë.
Mjetet, si autobusë, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojnë.
Për herë të fundit, bllokimi i pikës kufitare, u shty më 22 janar, teksa parashikohet që dje më 8 shkurt të hapej. /e.a/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





