Transmetuar më 08-02-2021, 20:17

Takimi me Elvisin e emocionoi shumë, por Sindi në "Përputhen" në Top Channel, zgjodhi që të zhvillojë një takim të dytë me Muratin.

Teksa po bënte zgjedhjen, ishte Murati që zhvendoste trupin vazhdimisht ngjitur me Locon dhe ky moment u kap nga kamera.

Dukej sikur donte t’ia kujtonte Sindit se ishte aty dhe ia doli që të merrte takimin e dytë.

Sindi: Takimi me Locon ka qenë një ndër takimet që kam pasur dhe sigurisht ishte dhe surpriza e trëndafilave që unë e vlerësoj shumë, ama më ka ngelur një fiksim që dua të shoh një tjetër takim mes nesh që sigurisht është Murati.

Murati: Një moment thashë aaa do zgjedhë prap Locon.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd