Transmetuar më 08-02-2021, 07:35

SHBA-të vazhdojnë të kryesojnë për nga numri i të infektuarve në rang botëror me rreth 30 milionë raste prej fillimit të pandemisë dhe më shumë se 460,000 vdekje.

Në vend të dytë, për nga numri i infeksioneve renditet India, me gati 11 milionë raste ndjekur nga Brazili me 9.4 milionë.

Të shtunën, Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve bënë të ditur së në të gjithë vendin janë shpërndarë 59 milionë doza të vaksinave kundër COVID-19, por janë injektuarr rreth 39 milionë doza.

Mbi 30.2 milionë njerëz kanë marrë vetëm dozën e parë, ndërsa më shumë se 8 milionë i kanë marrë të dyja dozat.

Ndërsa me miliona tifozë amerikane po bëhen gati të ndjekin nëpërmjet ekranit ndeshjen finale të kampionatit amerikan të futbollit (Superbowl), zyrtarët e shëndetësisë, druhen se kjo mund të shndërrohet në një ngjarje për shpërndarjen në masë të virusit.

Nisur nga kjo, ekspertët po nxisin amerikanët ta ndjekin ndeshjen vetëm me "njerëzit me të cilët jetojnë".

Tradicionalisht, familjarë e miq mblidhen në shtëpi, bare e restorante për të parë ndeshjen. Por një gjë e tillë ka të ngjarë të rezultojë në një rritje të infeksioneve me koronavirus, paralajmërojnë zyrtarët e shëndetësisë. /e.a/noa.al/

Foto: Google

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd