Transmetuar më 07-02-2021, 18:51

Banorët e një fshati në Indi mbetën të habitur kur panë që rrugët u mbushën me ujë të kuq.

Si pasojë e reshjeve të shiut lumi doli nga shtrati dhe mori me vete gjithçka.

Arsyeja përse uji ishte i kuq ka të bëjë me përmbytjen e një fabrike bojërash aty pranë.

Por në rrjetet sociale komentet kanë qenë nga më të ndryshmet.

Shumë e kanë cilësuar edhe si një shenjë jo të mirë. “Shiu i përgjakshëm nuk është një gjë e mirë, shenjë e fundit të botës”, ka shkruar dikush. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd