Transmetuar më 07-02-2021, 17:47

Një  ngjarje e rëndë ka ndodhur në një burg të St. Luis në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të dënuarit atje i kanë vënë zjarrin qelive, në shenjë revolte për masat e rrepta kundër koronavirusit.

Ata i vendosën zjarrin qelive dhe hodhën objektet nga dritarja.

Trazirat nisën në orët e para të mëngjesit në qendrën e korrektimit në St. Louis City dhe autoriteteve të zbatimit të ligjit iu deshën më shumë se 7 orë për të rivendosur rendin.

Një oficer mbeti i plagosur, ndërsa ekipet e zjarrfikësve nxituan për të shuar zjarret që të burgosurit kishin ndezur. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd