Transmetuar më 07-02-2021, 16:19


Në njoftimin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, mbi situatën e koronavirusit, thuhej se mes viktimave si pasojë e virusit ishte edhe një 35-vjeçar.
Ai ndërroi jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, 7 ditë pasi ishte shtruar.
Mësohet se ai është muzikanti Qazim Berisha.
Ky i fundit priste që të linte spitalin për shkak se gjendja e tij ishte përmirësuar, por në fakt nuk ndodhi kështu.
Berisha punonte si muzikant në një lokal nate në Shqipëri. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





