
Një 26 vjeçar shqiptar (Adhurim. K), i akuzuar për disa vjedhje në Gjermani, akuzohet edhe për trafikimin e njerëzve drejt vendeve të BE-së.
26 vjeçari i lindur në Kamenicë por që jeton prej kohësh në Westfalen të Gjermanisë akuzohet nga institucionet gjermane (policia e Gjykata e Hagenit të Gjermanisë), për vjedhje dhe prostitucion.
Ai dyshohet se ish- gruaja e tij (po ashtu shqiptare), ka raportuar të jetë shfrytëzuar nga ana e tij për prostitucion.
I akuzuari ka pranuar para Gjykatës në Hagen se e ka detyruar ish- gruan e tij që të zhvishet para kamerave online, në mënyrë që ta shiste atë.
Mësohet se i akuzuari për këtë vepër ka kryer rolin e shoferit, duke dërguar ish- gruan e tij për të kryer marrëdhënie seksuale tek klientët, për përfitime financiare./a.m/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





