Transmetuar më 07-02-2021, 08:23

Të papriturat e koronavirusit të ri Covid-19 po shtohen edhe më shumë në rastet e jetëve të humbura. Një farmacist vdiq, pak ditë pasi e kishte kaluar Covidin.
I ndjeri Agron Spahia, ka ndërruar papritur jetë në moshën 49-vjeçare, duke mos pasur probleme të tjera shëndetësore veç infektimit nga Covidi.
Farmacisti me origjinë nga Peshkopia, ushtronte aktivitetin privat prej 10 vitesh në Tiranë
Urdhri i Infermierëve, tha sot se Spahia pak kohë më parë kishte fituar betejën me koronavirusin, por u nda nga jeta ditën e djeshme në mënyrë të papritur. /a.m/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





