Transmetuar më 06-02-2021, 23:02

Futbollisti i njohur, Santiago Garcia ndërron jetë në moshën 30-vjeçare.
Sipas raporteve të fundit, uruguaiani ka bërë vetëvrasje, pasi është gjetur në banesën e tij pa shenja jete.
Familja e tij kishte tentuar të kontaktonte me lojtarin pothuajse 3 ditë rresht.
Më pas ata lajmëruan policinë, ndersa kjo e fundit shkoi sot gjatë mëngjesit dhe gjeti lojtarin të shtrirë në dysheme pa shenja jete.
Garcia gjatë sezonit 2012/13 ka luajtur edhe për skuadrën turke, Kasimpasa.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





