Transmetuar më 06-02-2021, 14:59

Një aksident ndodhi para pak çastesh në hyrje të qytetit të Librazhdit.

Një kamion  përplasi motorin në të cilin udhëtonin burrë  e grua.

Dy të plagosurit janë transportuar në spital dhe raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve paraprake shkak dyshohet të jetë një parakalim i gabuar.

Policia ka nisur hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/a.m/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd