







Prezantuesja e programit “Për’puthen”, Bora Zemani, ka njoftuar se është infektuar me Covid-19.
Ajo është detyruar të lërë programin në momentin më kritik, pas skandalit të mashtrimit të lidhjes së Teas me Andin për show, ndërkohë që ajo kishte një lidhje jashtë kamerave me ish-konkurrentin nga Kosova, Beartin.
Bora tha se këtë program të dashurisë do ta prezantojnë secila nga vajzat deri në rikthimin e moderatores, ndërkohë që u fol se mund të zëvendësohej nga opinionistja Fatma Haxhialiu.
Zemani bëri një postim duke treguar se si është gjendja e saj shëndetësore. Ajo tha se është nën kujdesin e duhur dhe se ka nisur mjekimin.
“Faleminderit për gjithë urimet tuaja! Po jetojmë në kohë të vështirë, kohë pandemie! Si një ‘frikacake’ jam ruajtur gjithë vitin, duke respektuar të gjitha masat anti-Covid, por ja… nuk shpëtova dot! Gjithsesi, unë kam nisur mjekimin dhe jam nën kujdesin e duhur. Shpresoj të shihemi sa më shpejt! Kujdesuni për veten dhe të afërmit tuaj! Shëndeti mbi të gjitha! Ps: Kjo është një foto e shkrepur më parë dhe nuk ka aspak lidhje me fytyrën time në këtë moment. Po ua kursej këtë!”, shkroi Bora në “Instagram”.
Këtë lajm e ka dhënë në rrjetin e tij social opinionisti i njohur, Arjan Konomi. “Fatkeqësisht, Bora Zemani është sëmurë, është me Covid, ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Bora, të presim sa më shpejt! Programi do të prezantohet me radhë nga vajzat, nga secila nga një puntatë”, tha Arjan Konomi.
Opinionisti publikoi një fotografi në “Instagram”, ku i uronte Borës shërim të shpejtë dhe me shaka ka shtuar se do dëshironte të infektohej edhe ai me viruse të rrezikshme, vetëm që të kishte mundësi të pushonte për disa ditë.
“Bora, shërim sa më të shpejtë! Është hera e parë në jetë që do kisha dashur të më zinte kovidi dhe kolera, për të pushuar disa ditë!” ka shkruar opioninisti i njohur.
Në foto ka komentuar edhe Bora, e cila e ka siguruar, e për më tepër i ka premtuar që do të rikthehet shumë shpejt. Kujtojmë që Arjan Konomi kaloi momente të vështira pasi u vendos në pozitë për lidhjen e Teas me Beartin.
Menjëherë pasi dolën fotot e Teas dhe Beartit si çift i vërtetë, të gjithë nisën të analizonin detajet që mund të kishin treguar se mes tyre kishte lindur diçka që në takimin e parë. Këtë e bëri edhe Arjan Konomi, opinionisti i “Për’puthen”, i cili ndau në “Instagram” një bisedë që Andi dhe Tea bënë në njërin prej takimeve të tyre.
Gjatë bisedës, Tea shprehet se ajo ka pasur një takim emocionues me dikë që nuk ishte më pjesë e “Për’puthen”, por nuk përmendi emra. Ajo tha se të gjithë e dinë kush është dhe mesa duket që aty ka dashur të tregojë se zemra i ka rrahur fort vetëm për Beartin.
“Që asnjëri nga ne nuk do të ishte këtu sot. Nejse. Do ta gjejmë një moment. Ashtu siç pate ti një emocion goxha të fortë, që i mbikaloi ato… Ti the jam midis këtyre. Edhe për mua ndoshta një takim ishte më emocionues sesa ata të tjerët. Dihet se kush është, persona që s’janë më aty”, shprehej Tea gjatë bisedës me Andin.
Arjan Konomi publikoi videon e bisedës dhe shprehej se nuk e ka harruar për asnjë çast këtë moment mes Andit dhe Teas, që dolën si çift nga “Për’puthen”. Ndërkohë, ai bëri dhe një reagim në rrjetet sociale, pasi ndjekësit i kanë kërkuar shpjegime për këtë situatë. Opinionisti thotë se ai nuk ka qenë aspak në dijeni të kësaj historie dhe u shpreh po aq i shokuar sa teleshikuesit.
/a.m/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





