

Redona dhe Xhesi, dy konkurrentet e spektaklit “Love Story” kanë folur për pushimet e tyre më të bukura. Ato gjithashtu kanë rrëfyer për programin “Daily Love Story” edhe ‘fiksimin’ pas teknologjisë dhe rrjeteve sociale.
Veç të tjerash Redona është shprehur se një ndër gjërat që kërkon më shumë në Instagram, janë fotot e Saimirit, të cilat aho i sheh sapo zgjohet.
Xhesi dhe Redona, të pyetura për lidhjen me teknologjinë, bënë lidhjen me Saimirin.
“Jemi goxha, besoj se çdo person. Do doja mos të isha aq shumë, e gjej vetëm ndonjëherë duke parë budalliqe në internet…I bëj stalking Saimirit”, tha Xhesi.
Kurse Redona shtoi: Mund të punoj me kompjuter, telefon, janë të rëndësishme për mua, por nuk jam e varur. Mund të shkëputem. Në Instagram shikoj inspirime për veshjet, shprehje. Kur zgjohem, shoh ndonjë foto të Saimirit. Ngaqë e mendoj shikoj fotot e Saimirit”.
Të pyetura se çfarë s’ju pëlqen tek Saimiri, Xhesi u shpreh: “E kam thënë pak a shumë. Ndonjëherë më duket sikur nuk është shumë i ngrohtë me mua. Ndoshta këtë do doja ta kishte ndryshe”.
“Mendoj se është për shkak se edhe unë jam natyrë e ngurtë dhe nuk i’a lejoj atë hapësirën, por këtë do të doja të ndryshoja. Pavarësisht se kohët e fundit kemi bërë përparime”.
Kurse Redona tha se “do bëj sfidën sepse do i’a them vetë Saimirit. S’kam pse i’a them Xhesit”.
/a.m/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





