
Ylli portugez i Juventus, Cristiano Ronaldo festoi sot ditëlindjen.
Ai mbushi 36 vjeç dhe me një foto familjare, i dedikoi një urim special vetes në rrjetet sociale, duke falënderuar miliona tifozë që e kanë mbështetur dhe uruar në këtë ditë të veçantë.
“36 vjeç, e pabesueshme!”, tha ai.
“Duket sikur gjithçka nisi dje, por ky udhëtim tashmë është plot aventura dhe histori për t ‘ u mbajtur mend. Topi im i parë, ekipi im i parë, goli im i parë… Koha fluturon!”
“Nga Madeira në Lisbonë, nga Lisbona në Mançester, nga Manchester në Madrid, nga Madridi në Torino, por mbi të gjitha, nga thellësia e zemrës, kudo në botë… Kam dhënë gjithçka që kam mundur, nuk jam kursyer kurrë dhe kudo jam përpjekur të jap versionin më të mirë të mundshëm tim.”
“Në këmbim”, – ai u drejtues tifozëve, për të cilët tha se, – “më dhuruat dashurinë e pakushtëzuar. Dhe për këtë, nuk do të jem kurrë në gjendje të të falënderoj sa duhet. Nuk mund të kisha bërë pa ju”, tha CR7.
“Ndërsa festoj ditëlindjen e 36-të dhe vitin e 20-të si futbollist profesionist, më vjen keq që nuk mund t ‘ ju premtoj edhe 20 vite të tilla. Por ajo që mund t’ju premtoj, është se për aq kohë sa do të vazhdoj, kurrë nuk do të merrni më pak se 100 % nga unë!”, theksoi Ronaldo.
/a.m/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





