Në Itali dalin shtëpi për shitje me 1 euro. Kryetari i Bashkisë: Mbërritën 7 mijë e-mail
Transmetuar më 05-02-2021, 22:23

Iniciativa e një komune në zonën e Foggia, pasi u bë publike në faqen e internetit të CNN Travel, ka bërë që të vërshojnë me mijëra oferta nga e gjitha bota.

Shtëpitë dolën në shitje nga një deri në 15 mijë euro, në zemër të një fshati Pulian që kërkon të ripopullohet  dhe të rigjallërohet sërish.

Iniciativa e fundit e Komunës së Biccari, provinca e Foggia, e raportuar së fundmi nga CNN në faqen e saj të Travel, është e destinuar të jetë e suksesshme pasi – siç shpjegon Kryetari i Komunës Gianfilippo Mignogna – 7,000 email-e nga Shtetet e Bashkuara mbërritën brenda pak ditësh.

Po ashtu ka pasur interes nga Anglia, Belgjika, Hollanda dhe gjithashtu edhe nga Amerika e Jugut.

"Ne duam të popullojmë shtëpitë karakteristike të qendrës sonë historike, të lira ose të braktisura nga pronarët për arsye të ndryshme – thotë Mignogna. “Ne besojmë se është një mundësi e rëndësishme të sjellim njerëz të rinj dhe ta bëjmë zonën të gjallëruar”.

Për të tërhequr blerës të mundshëm nga jashtë, sipas kryetarit të bashkisë, mundësia për të kaluar kohën në një fshat të vogël italian, për të shijuar cilësinë e jetës, ushqimin e mirë dhe gjithashtu jetën e qetë që karakterizon zonën, falë edhe artikujve në mediat e huaja, ka shfaqur që në fillim një interes të jashtëzakonshëm.

Në veçanti në Buenos Aires, kryeqyteti i Argjentinës, projekti po studiohet për të sjellë të rinj në Biccari, për vendbanime të përkohshme.

/a.m/NOA.al