Transmetuar më 05-02-2021, 17:51

Sipas një artikulli të publikuar në gazetën “The Guardian”, është zbuluar një ilaç i ri që shëron më shpejt të prekurit me koronavirus, në krahasim me medikametet e tjera.

Ky ilaç, sipas studimeve, përdoret për të trajtuar një lloj artriti në të cilin formohen kristale të vegjël brenda dhe rreth nyjeve.

Në bazë të rezultateve të studimit që është kryer në Brazil, me përdorimin e këtij medikamenti janë ulur ndjeshëm rastet e pacientëve që humbin jetën nga Covid-19.

Ilaçi Colchicine, i cili përdoret për të trajtuar sëmundjet reumatizmale, shihet nga studiuesit si potencial për të qenë ilaçi i parë oral për të trajtuar Covid-19 në ambiente ambulatore në një provë të financuar nga qeveria e Quebec dhe filantropëve.

“Cilido qoftë mekanizmi i veprimit, kolikicina duket të jetë e dobishme për trajtimin e pacientëve të shtruar në spital me Covid-19”, thuhej në raportin mbi provën e vogël klinike, që u shfaq në revistën në internet RMD Open, e cila është botuar nga British Medical Journal. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd