Transmetuar më 05-02-2021, 16:38

Ishte një ditë e zakonshme pune, por një peshkatar i varfër në Tajlandë u bë milioner në çast.

Ai gjeti një margaritar të rrallë, me vlerë 300 mijë euro.

Hatchai Niyomdecha, 37 vjeç, gjeti një guaskë dhe brenda saj ishte perla me vlerë.

Perla Melo formohet nga kërmijtë e detit të njohur si Melo Melo dhe depozitohet brenda guaskave të tyre.

Fillimisht një biznesmen i ofroi 30 mijë euro për t’ia marrë, por peshkatari refuzoi.

Dhe tani është në negociata me një kompani kineze që i ka ofruar 300 mijë euro për të blerë perlën. /k.k/noa.al/