Transmetuar më 05-02-2021, 15:24

Autoritetet shëndetësore në Kosovë, kanë regjistruar në 24 orët e fundit, 5 të vdekur dhe 284 raste të reja me koronavirus, nga 1.951 testime të kryera gjithsej.

Ndërkohë numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 1,519 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 224 pacientë, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 53.455, kurse numri i rasteve aktive, është 6.714.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 112 raste, Pejë 29 raste, Prizren 21 raste, Ferizaj 19 raste, Gjakovë 12 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Gjilan 10 raste, Mitrovicë 10 raste, Podujevë 10 raste, Suharekë 8 raste, Deçan 6 raste, Kaçanik 5 raste, Vushtrri 5 raste, Istog 4 raste, Lipjan 4 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Rahovec 3 raste, Drenas 2 raste, Mamushë 2 raste dhe nga një rast komunat Graçanicë, Junik, Malishevë, Obiliq, Skenderaj dhe Viti. /e.a/noa.al/