Transmetuar më 04-02-2021, 23:48

Një ftesë e ish-kryeministrit Fatos Nano në vitin 1998, e solli Edi Ramën në Tiranë për t’u bërë nga ajo kohë pjesë e politikës, në mënyrë të pandërprerë.

Gjatë intervistës së tij në emisionin “Opinion”, Nano ka treguar edhe arsyet e ftesës në atë kohë, duke e cilësuar Ramën një rebel për të cilin ai kishte nevojë.

"Shumica e pjesëmarrësve të rinj në politikë nuk kishin përvojë politike. Kështu që nga kjo pikëpamje Rama nuk mund të stononte. E dyta unë kisha arritur të flas me Edin, gjatë dy viteve të mia në Paris kur takova Zhospenin, mars- prill 1998. U takuam natyrshëm.

Kemi harxhuar një natë të gjatë duke bredhur rrugëve të Parisit, sa u mbyllën lokalet. Dhe ai ishte i shoqëruar me gjermankën atëherë, partneren e tij dhe ajo i thoshte: Dëgjoje ka të drejtë. Unë e ftoja ai hezitonte. Arsyeja ishte njerëzore. Unë kisha nevojë për një rebel në rrethin e socialistëve. Një njeri me ide novatore që të provokonte mendimin e ndenjur që trashëgova. Dhe isha i sinqertë në këtë ftesë", tha Nano.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd