Transmetuar më 04-02-2021, 23:02

Fatos Nano tha se nuk është penduar për futjen e Edi Ramës në politikë.

Gjatë intervistes në emisionin “Opinion”, ai u shpreh se Rama është maturuar në detyrën e kryeministrit.

Pjesë nga intervista

Fevziu: Jeni penduar?

Nano: Nuk jam penduar sepse në tërësinë e vet Rama ka dhënë një produkt shumë të vlefshëm në politikë. Pra, nuk mund ta gjykojmë vetëm për periudhën e Ministrit të Kulturës, nuk mund ta gjykojmë vetëm për periudhën si kryetar bashkie, do ta gjykojmë edhe si kryetar opozite gjithashtu dhe si Kryeministër në dy mandate.

Fevziu: Si e gjykoni si kryeministër?

Nano: Edi Rama është maturuar dukshëm në zyrën e Kryeministrit dhe në detyrën e Kryeministrit, sepse detyra e Kryeministrit është e tillë, që kur e bën me seriozitet të maturon. Të bën të ndjesh deri në pore përgjegjësinë e vendimarrjes në dobi të shumicës së njerëzve.

Fevziu: Ka shumë akuza që nuk zbaton ligjin, për korrupsion, për marrëdhnëien me oligarkët siç thuhet…

Nano: Rama ka një ekip që vërteton përputhjen me ligjin të vendimeve që merr, që nuk bëhet më i mirë sot. Edhe sikur Rama të marri urdhra nga ato të fillimit, që nuk e njihte ligjin etj, etj, nuk e lë ekipi ta bëjë.

Fevziu: Po akuza për korrupsion?

Nano: E kush nuk ka zhurmë, valë për akuza me korrupsionin në Shqipëri?

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd