
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se rastet e reja me Covid-19 në vend do vijnë duke u shtuar në javët e ardhshme.
Në një intervistë për Report tv, Brataj shtoi se nëse infektimet vijnë duke u rritur dhe shterohen kapacitetet nëpër spitale, atëherë do mund të kemi dhe shtrëngim masash kufizuese.
I pyetur sesi e parashikoni situatën, dy javët e ardhshme do të ketë ulje apo rritje të rasteve të reja, Brataj tha: Javët e ardhshme do të kemi rritje padyshim.
Pyetjes se a duhet të ketë shtrëngim të mëtejshëm masash, Brataj u shpreh:
“Kjo mbetet për t’u parë, në varësi të gjendjes së sistemit shëndetësor. Nëse rastet shtohen shumë dhe spitalet mbushen dhe rrezikohen resurset, patjetër që do të ketë shtrëngim masash”.
“Pra lehtësimi, shtrëngimi apo mbajtja konstant e masave anti-covid varet nga vetë njerëzit. Nëse respektojnë masat atëherë shifrat nuk do të rriten dhe nuk do të ketë shtrëngime”. /a.m/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





