Transmetuar më 04-02-2021, 14:09

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Buçimas të Pogradecit. Dy nuse janë rrahur nga vjehrri i tyre dhe më pas ky i fundit është goditur nga djali i tij.

Policia thotë se ka ndaluar djalin 32-vjeçar me iniciale, E.M., pasi në datën 28.01.2021, dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit M.M., 64 vjeç.

"Në lidhje me këtë rast u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes për shtetaset M.M.,31 vjeçe dhe E. M.,28 vjeçe, banuese në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi shtetasi M. M. (vjehrri i tyre) ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj tyre", – informon policia e Pogradecit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd