Rrëzimi i avionit stërvitor në Greqi, gjendet trupi i pilotit (Foto)
Transmetuar më 04-02-2021, 10:50

Ekipet e shpëtimit në Greqi gjetën sot trupin e pilotit 32-vjeçar me origjinë nga Iraku, në një distancë shumë të afërt nga vendi ku u rrëzua avioni.

Mediat greke raportojnë se trupi i pilotit irakian u zbulua, rreth orës 10:30 me orën greke.

Kujtojmë se pas ngritjes nga Kozani, avioni humbi gjurmët të dielën e shkuar në orën 12:30 në mesditë, në zonën e Zagorias.

Ekipet e EMAK, krehën zonën për tre ditë për të gjetur avionin dhe pilotin. Mbetjet e avionit u zbuluan dje dhe sot trupi i pilotit. /e.a/noa.al/