Transmetuar më 04-02-2021, 10:24

Moderatorja Ori Nebiaj e ka mposhtur Covid 19, pasi sot është kthyer në studion e emisionit "Wake Up" në krah të Isli Islamit.

Ndërkohë, kolegu i saj, nuk e kishte harruar premtimin e bërë. Isli i solli byrekun ‘live’ në emision në një tepsi dhe sigurisht Ori nuk mund të rrinte pa e provuar.

Biseda në studio

Isli: Orin me shumë kënaqësi sot e kemi në studio, Por ka një gjë, unë prita që ty të vinte shija

Ori: Mua shija nuk më iku kurrë more mashtrues, vetëm nuhatja (qesh)

Isli: Ta hash gëzuar byrekun e premtuar

Ori: Miq, erdhi byreku, miq

Isli: Ka një problem me familjet tona, kjo gara kush e bën më të mirë është në nivele shumë të larta

Ori: S’kam asnjë dyshim që mami Sadija e ka qarë. Faleminderit shumë, se e di unë që ti e ke ndihmuar

Isli: Patjetër, vendosa furrën në parangrohje

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd