Transmetuar më 04-02-2021, 09:10

Një masiv shkëmbor ka rrezikuar seriozisht jetën e një familjeje me pesë anëtarë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Katund i Vjetër në Mirditë, në banesën e familjes Lesi.

Një shkëmb i përmasave të mëdha u shkëput nga mali dhe ra fare pranë banesës së tyre.

Ngjarja ndodhi gjatë natës dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar, pasi guri i përmasave të mëdha ndaloj pak centimetra para se të përplaset me murin e shtëpisë.

Në momentin e ngjarjes, pjesëtarët e familjes Lesi kanë qenë në gjumë, por duke qenë se guri ka rënë nga një distancë prej disa metrash, tronditja dhe zhurma e shkaktuar ka qenë mjaft e fortë. /e.a/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd