Transmetuar më 03-02-2021, 22:50

Gazetarja Eni Vasili ka bërë një batutë me Gjergji Kojën .
Ky i fundit, ish-ministër Shëndetësie po fliste gjithë kohës dhe nuk po lejonte asnjë të ftuar tjetër që të jepte mendimin e tij në lidhje me temën në “Open”, refuzimin e vaksinës ruse nga qeveria shqiptare.
Koja vetëm fliste dhe nuk dëgjonte as fjalët e moderatores së emisionit, Eni Vasili.
Kjo e fundit vendosi të shkojë në publicitet, por përpara kësaj i kërkoi Kojës, t’i thoshte se ku fiket.
“Të lutem aman më thuaj ku fikesh, ku fikesh më thuaj,”- tha Vasili.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





