Transmetuar më 03-02-2021, 21:02

Përfshihet nga flakët një makinë në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:50 në lagjen 13, në rrugën e Plazhit.
Makina që ka marrë flakë teksa ishte në levizje, është e tipit “Cadillac” dhe dyshimet e para janë që ka shpërthyer bombula e gazit.
Mësohet se shoferi ka dalë menjëherë nga mjeti.
Menjëherë kanë ndërhyrë forcat e zjarrfikëses ndersa edhe Policia ka shkuar gjithashtu në vendin e ngjarjes./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





