Transmetuar më 03-02-2021, 17:04

Situata COVID-19 në vendin tonë.

Ka shkuar sot mbi 1 mijë numri i të infektuarve, ndërsa në spitalet Covid janë mbi 400 të shtruar gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë publikoi të dhënat: 3849 testime, 581 të shëruar, 1007 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit.

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 3849 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1007 qytetarë

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 289 raste në Tiranë, 76 raste në Fier, 72 në Lushnje, 54 në Durrës, 51 në Vlorë, 48 në Elbasan, 32 në Shkodër, 28 në Kavajë, 25 në Lezhë, 24 në Mallakastër, 23 në Kamëz, 20 në Krujë, nga 19 raste në Kurbin, Korçë, 18 në Sarandë, 16 në Kukës, 15 në Gjirokastër, nga 14 raste në Berat, Malësi e Madhe, 12 në Divjakë, nga 11 raste në Mat, Kuçovë, 9 në Pogradec, 8 në Gramsh, nga 7 raste në Përmet, Delvinë, nga 6 raste në Librazhd, Tepelenë, Prrenjas, Himarë, Shijak, nga 5 raste në Ura Vajgurore, Dibër, Skrapar, Patos, 4 në Fushë Arrëz, nga 3 raste në Has, Mirditë, Bulqizë, Peqin, Memaliaj, Cerrik, nga 2 raste në Vau i Dejës, Kolonjë, Poliçan, Dropull, Konispol, nga 1 rast në Devoll, Pukë, Rrogozhinë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 581 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 48,958 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 404 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 3 qytetare nga Tirana, 1 qytetare nga Elbasani, 1 qytetar nga Tepelana, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 49 -92 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (3 Shkurt 2021) Raste të reja ditore 1007 Të shëruar në 24 orë 581 Të shtruar në spitale 404 Humbje jete në 24 orë 6 Testime ditore 3849

Testime totale 369,158 Raste pozitive 80,941 Raste të shëruara 48,958 Raste Aktive 30,579 Humbje jete 1404

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 17308 Fier 2607 Durrës 1725 Shkodër 1517 Vlorë 1483 Elbasan 1424 Lezhë 1071 Korçë 979 Berat 931 Gjirokastër 628 Kukës 480 Dibër 426

/a.m/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd