Transmetuar më 03-02-2021, 15:29

Rihanna u vu në shënjestër të qeverisë indiane për shkak të një postimi në rrjetet sociale.

Ylli i muzikës pop, përmes mediave sociale i ka dhënë mbështetjen e saj reformës në bujqësi në protestat e fermerëve që po zhvillohen ditët e fundit në Indi.

"Pse nuk po flasim për këtë?", – komentoi "Riri", duke iu referuar një artikulli nga CNN mbi përplasjet e dhunshme gjatë demonstratave të fermerëve, pas reformës së tokës.

Qeveria indiane reagoi menjëherë, duke e akuzuar atë për "sensacionalizimin" e çështjeve të rëndësishme.

Postimi i Rihanna-s, e cila ka mbi 100 milionë ndjekës, u pasua nga një postim-zinxhir i personaliteteve të tjera të famshme, si Greta Thunberg (‘Solidariteti me protestat e fermerëve në Indi’) dhe ajo e mbesës së zëvendës-presidentes së SHBA-ve, Kamala Harris, Meena.

Përgjigja e qeverisë indiane nuk vonoi. Në një deklaratë, Ministria e Jashtme, akuzoi "personalitete të huaja" dhe "të famshëm" për "sensacionalizëm".

Parlamenti, sipas deklaratës, miratoi "një reformë të sektorit bujqësor", pas një debati të gjerë.

"Përdorimi i postimeve dhe komenteve të bujshme në mediat sociale, nuk është as i saktë dhe as i përgjegjshëm".

Javën e kaluar, protesta e fermerëve përfundoi në përplasje të dhunshme, me disa të vdekur dhe dhjetëra policë të plagosur. /e.a/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd