
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës, ku një qytetar ka tentuar të vetëmbytet në det në zonën e Ujit të Ftohtë.
Kalimtarët e rastit, të cilët e kanë parë duke u futur në ujë, kanë lajmëruar policinë e cila ka ardhur në kohë për të bërë të mundur nxjerrjen e tij nga deti.
Personi, në momentin e mbërritjes së policisë, ka qënë i zhytur në det dhe është dashur ndërhyrja e efektivëve për të bërë të mundur shpëtimin e tij dhe më pas transportimin me urgjencë drejtë spitalit të Vlorës.
Burime për ‘Ora neës’ nga spitali rajonal, deklarojnë se personi në fjalë, rreth 60 vjeç, është jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen shkaqet e ndërmarrjes së këtij akti. /e.a/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





