
Vaksina kundër koronavirusit, e krijuar nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania "AstraZeneca", mund të rezultojë me rënie “të konsiderueshme” të përhapjes së virusit, kanë thënë shkencëtarët.
Ndikimi i vaksinave në përhapje të koronavirusit, ka qenë një e panjohur e rëndësishme, e cila mund të formësojë të ardhmen e pandemisë.
Studimi, i cili nuk është publikuar zyrtarisht, ka treguar edhe se vaksina vazhdon të ketë efekt kur njerëzit presin për të marrë dozën e dytë të vaksinës, transmeton BBC.
Doza e parë ka qenë 76 për qind efektive edhe tre muaj pasi vaksina është marrë. Mirëpo ndikimi në përhapje vazhdon të jetë shumë i rëndësishëm.
Nëse vaksina vetëm ju parandalon nga sëmurja e rëndë, mirëpo ende mund të merrni dhe bartni virusin, atëherë secili duhet të imunizohet, në mënyrë që të sigurohet mbrojtja.
Mirëpo, nëse një vaksinë parandalon edhe përhapjen, atëherë ndikimi do të ishte shumë i madh, sepse secili i vaksinuar, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, mbron edhe të tjerët që ka afër.
Studimi i kryer nga Universiteti i Oksfordit, ka testuar pjesëmarrësit e studimit çdo javë, për të analizuar prezencën e virusit, shkruan REL.
Sipas studimit, nëse një person nuk ka qenë i infektuar, ai nuk e ka përhapur atë.
Përgjatë studimit, numri i personave që kanë dalë pozitivë me virus, është përgjysmuar, ndërkohë që atyre u janë dhënë dy dozat e vaksinës. /e.a/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





