
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka ripërsëritur apelin ndaj drejtuesve të partive politike në lidhje me kandidatët në listat për zgjedhjet e 25 prillit.
Në një postim në Twitter, ambasadorja thekson se liderët nuk duhet ta bëjnë këtë, sepse e kërkojnë ambasadorët, por se e kërkon ligji dhe është një shenjë themelore e respektit për votuesit.
“Drejtuesit e partive nuk duhet të pastrojnë listat e tyre thjesht, sepse disa ambasadorë thanë kështu ose sepse Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë se korrupsioni është një përparësi. Ata duhet ta bëjnë atë, sepse kërkohet nga ligji i Shqipërisë, pritet nga një Aleat i NATO-s dhe aspirant i BE-së dhe është një shenjë themelore e respektit për votuesit”, shkruan Kim.
Kjo nuk është hera e parë që ambasadorja Kim paralajmëron kryetarët e partive të mos fusin në listën e deputetëve, persona që kanë probleme me ligjin e dekriminalizimit.
Por mesazhi i fundit vjen një ditë pasi kryeministri Rama, iu përgjigj me tone jo të qeta thirrjes së saj për kandidaturat e deputetëve në zgjedhjet e 15 prillit.
Në një konferencë për shtyp, Rama tha se ka respekt për ambasadoren, por nuk është e nevojshme t’i kujtojë punët dhe detyrën e tij karshi ligjit.
Sipas kreut të qeverisë, ligji është i qartë, kush ka vepra penale për të cilat është dënuar, duhet të mos kandidojë për një funksion publik.
"Po e them publikisht, se ia kam thënë edhe personalisht. Unë nuk kam nevojë të ma thotë ambasadorja amerikanë detyrën time. Kam shumë respekt, ajo është në të drejtën e vet. Mos ma nxirrni përpara ambasadoren amerikane. Nuk kam nevojë të ma kujtojë punën asnjë ambasador. Unë e di shumë mirë detyrën time karshi ligjit dhe popullit shqiptar, – u shpreh dje Rama. – Ligji është fare i qartë. Kush ka bërë në të shkuarën vepra penale për të cilat është dënuar, duhet të mos kandidojë për një funksion publik. Madje unë e kam nxitur që të shtihet edhe në admimistratë. Ligji bazohet në deklarimin dhe mbi kontrollin. Nuk e kuptoj dot akoma 30 vjet pasi e kemi zgjedhur një sistem të përgjegjësisë individuale, ti kërkohet kryetarëve të partive, pse njëri apo tjetri del që ka gënjyer. Si mundet një parti të penetrojë nëpër dokumenta që bota i ka të mbyllura". /e.a/noa.al/
Party leaders shouldn’t clean their lists simply because some ambassador said so or because ?? has made clear that corruption is a priority. They should do it because it’s required by ??’s law, it’s expected of a NATO Ally & EU aspirant, & it’s a basic sign of respect for voters.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) February 3, 2021
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





