Transmetuar më 02-02-2021, 20:38

Përfshihet nga flakët një automjet në Fier.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00, në fshatin Ferras.
Një automjet tip "Mitsubishi" në pronësi të shtetases V. N., ka marë flakë.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në kroskot të automjetit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





