Transmetuar më 02-02-2021, 19:50

Për familjen e artistit dhe moderatorit të njohur, Ardit Gjebrea, dita e sotme ishte e veçantë.

Bashkëshortja e tij, Anila feston ditëlindjen dhe nuk kishte se si të mungonte një urim nga Arditi.

Ai e ka uruar me një postim në Instagram duke zgjedhur një foto, në të cilën shfaqet duke e përqafuar.

“Urime ditëlindja, zemra ime”, ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë Gjebrea.

Shumë emra të njohur të botës së artit dhe të spektaklit, e uruan Arditin, në këtë ditë të veçantë./a.m/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd