Transmetuar më 02-02-2021, 18:11

Një person është aksidentuar pasditen e sotme në zonën e Tapizës, në Krujë.

Ai u përplas nga një automjet, në rrethana ende të panjohura.

Policia thotë se mjeti tip "Golf", me drejtues shtetasin F. T., ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin B. D., rreth 48 vjeç.

Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd