Transmetuar më 02-02-2021, 12:58

Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke zbuluar një ‘pakt’, siç duket, mes tij dhe kryedemokratit Lulzim Basha, për atë që ishte zotimi, “çuarja për skrap e LSI-së".

Gjatë konferencës së sotme për shtyp nga selia e qeverisë, Rama vijoi me sulmet ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Lidhur me këtë, Rama tha se Lulzim Basha, ka tradhtuar projektin e përbashkët të vitit 2017 për ta çuar LSI-në për skrap.

"Çuarja për skrap e LSI-së, projekt praktisiht i përbashkët me Lulzim Bashën, por i tradhtuar nga Lulzim Basha. Unë nuk e  kam tradhtuar projektin, unë vazhdoj të besoj te ai projekt. Basha e ka tradhtuar projektin, Ishte ai që e ndau me demorkatët domosdomërishtpër ta çuar LSI-në për skrap, ishte ai që u betua se s’do ketë më matrapazlleqë me LSI. Dhe sot, ëshrtë thjesht një aksioner në Shpk e katër ortakëve, ku ai është ortak minorance në fakt”, tha Rama.

Më tej ai shtoi se LSI-ja duhet çmontuar komplet."Unë gjithmonë kam besuar se nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemet, por sistemet korruptojnë njerëzit. Unë besoj që LSI-ja është një sistem që duhet çmontuar komplet. Kështu besoj, kam besuar dhe besoj”, deklaroi Rama. /e.a/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd