
Studimi i mbi 200,000 pacientëve në Universitetin e Oksfordit, raporton pasoja mendore gjashtë muaj pas diagnozës me rreziqe më të mëdha për ata që kanë qenë të shtruar në spital
Gjashtë muaj pas diagnozës së Covid-19, një në tetë persona të shëruar, ka çrregullime neurologjike ose psikiatrike, duke pësuar një diagnozë të sëmundjeve të tilla si skleroza.
Analiza, vjen nga studiuesit e Universitetit të Oksfordit, që nuk janë rishikuar ende nga studiuesit e universiteteve të tjera, të cilët kanë monitoruar regjistrat mjekësorë të mbi 200,000 pacientëve që janë shëruar nga Covid-9 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pacientët e shtruar në spital, janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj ndërlikimeve psikiatrike, por edhe ata që nuk kishin nevojë për shtrim në spital, kanë pasur probleme në lidhje me depresionin.
Hetimi është një konfirmim i mëtejshëm, që shton provat në rritje se koronavirusi mund të shkaktojë probleme njohëse dhe të shëndetit mendor në një periudhë afatshkurtër dhe afatgjatë, megjithëse nuk është ende e qartë se sa zgjasin ato.
Studimi
Për të kryer hulumtimin, u shqyrtuan të dhënat mjekësore të 236.379 të shëruarve nga koronavirusi në SHBA.
Thuajse 33% e tyre morën një diagnozë neurologjike ose psikiatrike dhe në mesin e tyre, 13 % po përjetonin simptoma të tilla për herë të parë.
Shumica e tyre, përfshirë goditjen në tru, hemorragjinë intrakraniale, demencën dhe çrregullimet psikotike, ishin më të shpeshta pas rasteve të Covid-19, sesa ata që kishin pasur grip ose infeksion të traktit respirator.
Midis të rikuperuarve, ata që ishin shtruar në spital dhe në veçanti, kishin treguar shenja të encefalopatisë, ishin më të ekspozuar.
"Fakti i thjeshtë për të qenë në kujdesin mjekësor, nuk ka gjasa të jetë arsyeja që ka çuar në një rritje të diagnozave të shëndetit mendor", – komentuan autorët, megjithëse një lidhje shkak-pasojë nuk është provuar.
Studimet e mëparshme
Studimet e mëparshme, kanë treguar se Covid-19 mund të ketë pasoja të gjera njohëse dhe neurologjike, duke përfshirë dhimbje koke dhe muskujsh, konfuzion, kriza, goditje dhe ënjtje të trurit.
Të mbijetuarit, gjithashtu raportuan halucinacione të tmerrshme, probleme koordinimi dhe humbje të kujtesës.
Edhe një studim i fundit italian (bazuar në pyetësorë), ka arritur në përfundimin se rreth 75 përqind e pacientëve të infektuar me koronavirusin SARS-CoV-2, që përfundojnë në dhomën e urgjencës ose shkojnë në spital, manifeston simptoma neurologjike.
Në muajt e fundit, hetime të ngjashme kanë ndjekur njëri-tjetrin dhe të gjitha duket se shkojnë në një drejtim: pasojat pak a shumë të rënda neurologjike, janë të shpeshta dhe jo aftësuese.
Dhe ndonjëherë, edhe simptoma të tilla, si pagjumësia, depresioni, probleme me mushkëritë, nuk zhduken, pavarësisht rimëkëmbjes virologjike: ata janë pacientë me “long”-Covid.
Arsyet dhe rreziqet
Ekspertët vazhdojnë të kërkojnë arsyet, pse një virus, që dikur konsiderohej rreptësisht në lidhje me frymëmarrjen, mund të shkaktojë dëmtime të tilla të trurit.
Është e kuptueshme, që sistemi nervor mund të ndikohet nga Covid-19, nëse, për shembull, ndikimi i virusit në mushkëri dhe zemër, e bën të vështirë sjelljen e mjaftueshme të oksigjenit në tru.
Kjo, nga ana tjetër mund të çojë në goditje në tru, që kanë pësuar disa pacientë me Covid -19. Virusi gjithashtu mund të infektojë direkt trurin, thonë disa studiues dhe reagimi i sistemit imunitar ndaj tij, mund të shkaktojë inflamacion që dëmton trurin dhe nervat, raporton Noa.al, duke cituar gazetën italiane, "Corriere della Sera".
“Shqetësimi im, është që tani kemi miliona njerëz me Covid-19. Dhe nëse brenda një viti, kemi 10 milionë njerëz të shëruar dhe ata njerëz kanë deficite njohëse … atëherë kjo do të ndikojë në aftësinë e tyre për të punuar dhe aftësinë e tyre për të kryer aktivitete të jetës së përditshme ", – tha Adrian Owen për agjencinë e lajmeve “Reuters”, një neuroshkencëtar në Western University në Kanada.
Shkencëtarët janë të alarmuar, pasi një valë e mundshme e dëmtimit të trurit të lidhur me koronavirus, është në rrugë e sipër. Dhe provat janë gjithnjë e më të shumta. /e.a/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





